-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SYRIZA greke në krah të Shqipërisë: Politika e Mitsotakis i jep përparësi interesave të tij

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat, partia greke SYRIAZ ka komunikuar se mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e kritereve të vendosura nga BE, pasi sipas tyre politika e kryeministrit grek Mitsotakis i jep përparësi interesave të tij dhe jo të Greqisë.

SYRIAZ shprehet se: “fatkeqësisht, Greqia në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.

Zoti Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në më pak se dhjetë vjet, nga ana tjetër luftoi me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës që e shkriu këtë perspektivë dhe nuk guxon të ratifikojë tre marrëveshje teknike këtu dhe pesë vjet.

Nga njëra anë bën festa parazgjedhore mbështetëse për kryeministrin shqiptar pa kushte, përballë pakicës dhe përpara zgjedhjeve lokale shqiptare, nga ana tjetër tenton  të shfrytëzojë mediatikisht çështjen serioze të shtetit ligjor, krijuar në zgjedhjet lokale me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit