-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetoja për Shqipërinë, Greqia i kthehet Gjermanisë: Të betohet Beleri

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi ditën e djeshme se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke.

Këtyre deklaratave i është përgjigjur dhe zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis duke thënë se: “Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor”, referuar çështjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

“Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”, Pavlos Marinakis, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të njëjtat deklarata bëri ditën në samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, për të cilin respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit.

Greqia nuk tërhiqet për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit dhe këmbëngul në të drejtën e tij për një proces të drejtë, pasi ai nuk ka mundur të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës, pas zgjedhjes së tij. Qëndrimi i Greqisë po bllokon negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por Olaf Scholz tha dje se: “Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si p.sh. Në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”,

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit