Nga prokuroria është caktuar masa “arrest në burg” për mjekun e Akademisë së sigurisë, Arjan Xhaferaj, i cili jepte raporte mjekësore false në këmbim të parave.
Bazuar në njoftimin e Prokurorisë mësohet se mjeku Xhaferaj merrte ryshfete 1 mijë deri në 2 mijë lekë për të lëshuar këto raporte për kursantët dhe studentët e akademisë.
Deri më tani rezultojnë të dokumentuara 45 raste ku mjeku ka marrë ryshfet në këmbim të raporteve.
Ai është dënuar për veprat penale ““Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dukomunteve shendetësore”.