Janë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë, Arjan Xhaferaj, i cili jepte raporte mjekësore fiktive në këmbim të parave.
Arrestimi i tij është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Xhaferaj merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë.
Deri më tani, janë dokumentuar deri në 45 raste të tilla kur mjeku ka përfituar ryshfet.
U shiste raporte mjekësore fiktive studentëve, lihet në burg mjeku (EMRI)