-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Fier, fshehu makinën e tyre, burri i tezes së të dyshuarve: S’dija gjë për krimin

Kryesoret

“Kemi dëmtuar gomën e makinës, do të vijmë ta marrim me vonë”! Më këtë pretekst, Agim dhe Kreshnik Gashi, autorë të dyshuar të vrasjes së Elton alias Erjon Javorit, e lanë makinën në shtëpinë e burrit të tezes në fshatin Dermenas vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë të 7 dhjetorit në lagjen “16 Prilli” në Fier.

70-vjeçari Rexhep Puka u tha hetuesve se në momentin që makina u la në oborrin e shtëpisë së tij nga nipat e gruas, nuk dinte asgjë se ata kishin kryer vrasje. Më pas, sipas tij, janë larguar dhe nuk e di se ku gjenden.

Makinës “Mercedes Benz” i janë dashur jo më shumë se 7 apo 8 minuta nga vendi i ngjarjes deri në Dermenas. Sipas burimeve të policisë, gjurmimi i saj u bë përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, të cilat i çuan hetuesit deri tek shtëpia e Pukës.

Vrasja e Elton Javorit, autori e priti pranë shtëpisë dhe e qëlloi në qafë

Dyshimet janë se dy vëllezërit Gashi fshihen brenda qarkut të Fierit dhe ndihmohen nga persona të tjerë familjarë të tyre. Deri tani policia, me ndihmën e Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë kryer kontrolle të shumta në Dermenas, disa fshatra të tjerë ku banojnë familjarë të vëllezërve dhe në qytet të Fierit, por pa rezultat në gjetjen e tyre.

Deri tani, të shoqëruar në polici për t’u pyetur mbi ngjarjen kanë qenë më shumë se 20 persona, kryesisht familjarë të të dyja palëve, të cilën nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë në gjurmimin e vëllezërve Gashi.

Referuar sistemit TIMS, ata rezultojnë brenda territorit të vendit, ndërsa hetuesit akoma nuk e kanë përcaktuar saktë se cili prej tyre ka qëlluar me armë drejt Javorit./Shqiptarja.com

VIDEO/ Del momenti i ekzekutimit të Elton Javorit në Fier

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit