-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjerimi në aspektin gjeografik, gazeta greke: Berlini, “luftë” me Athinën për Shqipërinë

Kryesoret

Mediat greke i kanë kushtuar hapësira faktit që Athina bllokoi hapjen e kapitujve të negociatave për Shqipërinë për shkak të dosjes Beleri.

Gazeta “Tovima” shkruan se mes Athinës dhe Berlinit ka një përplasje për Shqipërinë. Kancelari gjerman Scholz i kërkoi Mitsotakisit që të heqë veton për Shqipërinë.

“Sot po zhvillohet një fazë e re zgjerimi me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa është e sigurt se dyert e BE-së do të hapen në një moment në të ardhmen edhe për Ukrainën me “biletën” e siguruar nga prova e pushtimit rus në territorin e saj.

Kështu BE-ja po kthehet ngadalë nga një klub i mbyllur në një kontinent. Ekonomia, institucionet, shteti i së drejtës dhe kritere të tjera të së shkuarës i lënë vendin kriterit të gjeografisë.

Shembulli i fundit i kësaj ndryshimi paradigme është “lufta” midis Athinës dhe Berlinit mbi perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë me rastin e çështjes Beleri.

E cila kujton gjithashtu se synimi themelues i BE-së nuk duhet të zhduket plotësisht, që nuk është gjë tjetër veçse evoluimi i Kontinentit të Vjetër të njollosur me gjak në një oaz bashkëpunimi midis shteteve të tij, sigurisë në kufijtë e saj dhe prosperitetit për qytetarët e saj.

Në një klub të mbyllur, pra, që nuk do ta marrë fuqinë nga gjeografia, por nga parimet e tij statutore” shkruan gazeta greke “Tovima”.

Mitsotakis: Çështja Beleri është çështje respekti për shtetin e së drejtës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit