-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti

Kryesoret

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kërkesa e grupit të PD-së për zgjidhjen zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit dhe SPAK, nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt.

Sipas Gjekmarkajt, kjo ka të bëjë me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi.

“Standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti, por mbrojtje ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt, por me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi. Më parë Kuvendi ka mbajtur qëndrimin që duhet (rasti Tahiri), ndërsa së fundmi kjo dispozitë kushtetuese është aplikuar ndryshe.

Është Gjykata Kushtetuese që duhet të thotë fjalën e fundit, dhe secili prej ne të tjerëve ta zbatojë standartin e vendosur prej saj! Çdo abuzim me këtë fakt është thjesht retorike politike, përdorim që nuk ka lidhje me të vërtetën.

Kushtetuta është garancia për të gjithë pa ngjyra politike. Goditjet ndaj saj rrezik për të gjithë herët a vonë qoftë. Qartësia nuk është as pro as kundra dikujt ajo është thjesht e domosdoshme”, deklaron Agron Gjekmarkaj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit