-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Marrëveshja Rama-Meloni ka disa probleme me ligjet e BE-së

Kryesoret

Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Europian për Refugjatët dhe të Mërguarit shpjegon për DW, problemet ligjore të marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e qendrave pritëse për refugjatët në Shqipëri.

Cilat janë problemet ligjore që paraqet kjo marrëveshje?

“Ligji aktual i BE nuk lejon zbatimin ekstra-territorial të procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare të azilit dhe kthimit. Sipas këtij ligji ky proces duhet të kryhet në territorin Italian”, thotë për DW, Catherine Woollard.

Ajo thekson që kryerja e procesit të kontrollit dhe procedurave kufitare në territorin e Shqipërisë, “nuk mundëson garantimin e respektimit të procedurave dhe shkel të drejtat e Kartës së të Drejtave Themelore të Njeriut, të BE-së”.

A ka shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit?

Devijimi i operacioneve të Kërkim- Shpëtimit drejt Shqipërisë lë hapësira për shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit.

“Sipas këtij ligji ekziston detyra  që njerëzit e shpëtuar të transportohen dhe zbarkohen në një vend të sigurt. Nuk është e qartë nëse Shqipëria është një vend i sigurtë, për shembull, për viktimat e trafikimit, që  ka shumë mes atyre që shpëtohen në Detin Mesdhe. Nuk është e qartë gjithashtu që transporti i tyre në Shqipëri për të qenë të paraburgosur do të thotë të jenë në një vend të sigurtë. Ndërkohë që sipas Konventës së Kërkim-Shpëtimit, njërëzit duhet të transporohen në vendin më të afërt të sigurtë.” thotë për DW, Catherinë Woollard. (lexo këtu)

/DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit