-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12 bashki me probleme financiare

Kryesoret

Që nga Reforma Territoriale e vitit 2015, pushteti vendor po përballet më vështirësi financiare që kanë lindur nga dobësitë në menaxhim dhe borxhet e trashëguara nga ish komunat.

Në vitin 2022 nga 61 bashki në të gjithë vendin 12 prej tyre ishin me probleme financiare dhe katër prej tyre ishin në vështirësi të mëdha sipas të dhënave që Kontrolli i Lartë i Shtetit që siguroi gjatë një auditi në Ministrinë e Financave.

Sipas të dhënave nga tabela e mëposhtme bashkitë Dimal, Cërrik, Vorë dhe Kavajë janë në vështirësi financiare pasi detyrimet e prapambetura tejkalojnë 25 % te shpenzimeve vjetore me 2022, ndërsa 8 bashkitë e tjera, Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Peqin janë me probleme financiare pasi detyrimet e prapambetura arrijnë në 15-23% të shpenzimeve totale me 2022.

Në gjendje më të rënduar ishte Bashkia e Kavajës detyrimet e së cilës vitin e kaluar ishin sa 65.7% e buxhetit të vitit, ndërsa në radhë vjen Bashkia e Vorës detyrimet e së cilës në vitin 2022 ishin sa 39% e shpenzimeve të vitit.

Referuar ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, evidentohen katër nivele të ndryshme të rasteve të vështirësive financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në nivelin e parë njësia e vetëqeverisjes vendore konsiderohet me probleme financiare kur në një muaj të caktuar të vitit buxhetor konstatohen vonesa prej më shumë se 30 ditësh në likuidimin e detyrimeve financiare ndaj palëve të treta dhe kur detyrimet e konstatuara dhe të papaguara përbëjnë 15 për qind të shpenzimeve vjetore të miratuara. (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit