-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët mbajnë grevë urie në burgun e Korfuzit

Kryesoret

Në burgun e Korfuzit në Greqi prej disa ditësh 24 shqiptarë që po vuajnë dënimin, janë hedhur në grevë urie.

 Sipas Ambasadës Shqiptare në shtetin helen, mësohet se ata e kanë nisur grevën pasi nuk jane dakord me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit Penal grek.

Gjithashtu, të dënuarit dhe paraburgosurit shqiptarë kërkojnë të kenë të drejtën për të zgjedhur vetë punonjësit socialë, mjekët dhe infermieret që i ndjekin.

Grevistët kanë refuzuar dhënien e listës me emrat e tyre pranë ambasadës shqiptare në Athinë, sikundër edhe kontaktin e diplomatëve shqiptarë me autoritetet greke.

Pavarësisht kësaj, ambasada e Shqipërisë në Athinë thotë se vijon kontaktin me palën greke dhe informon së gjendja e tyre shëndetësore është e mirë e nën mbikqyrjen e mjekëve dhe infermierëve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit