Kryeministri Edi Rama është takuar dhe me Elon Musk, pronarin e SpaceX, Tesla dhe platformës “X”, i njohur si një nga njerëzit më të pasur në botë.
Gjatë bisedës me Ramën, Musk mësohet se ka shprehur dëshirë e tij për të vizituar Shqipërinë.
Biseda mes Ramës dhe Musk:
Elon Musk: Do më pëlqente të vija në Shqipëri!
Edi Rama: Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh.
Në fjalimin e tij në seknën e Atreju, Elon Musk deklaroi se emigracioni nuk mund të zgjidhë rënien demokgrafike të vendeve të industrializuara.
Ai përmendi rastin e Kinës e cila do të humbasë 40% “të popullsisë së saj”.
“Këshilla ime për të gjithë drejtuesit e qeverisë dhe njerëzit është: sigurohuni që të keni fëmijë për të krijuar një brez të ri.”
Musk, i cili doli në skenë në Atreju me një nga fëmijët e tij në krahë, u kërkoi italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara të kishin fëmijë ose kultura e Italisë, Japonisë dhe Francës do të zhduket.
Musk nënvizoi se për shkak të rënies demografike “ne rrezikojmë të mos i kemi më këto vende. Italia sigurisht që ka kufij, por është bërë nga italianët, nga njerëzit”.