Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.
Ermir Murto është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.
Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Sipas policisë, qëllimi i 34-vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.