Kryeministri grek postoi në rrjetet e tij sociale një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga samiti i Brukselit.
Mitsotakis dërgoi mesazhe të qarta nga Brukseli, në lidhje me çështjen e zgjerimit ku theksoi se mund të ketë progres në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë, me kushtin: “Të ketë progres në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.”
Protothema shkruan se kryeministri grek synon që për Belerin të sigurohet që të vazhdojë gjykimi i drejtë në respekt të prezumimit të pafajësisë.
Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit.
View this post on Instagram