Reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme në qarkun e Kukësit.
Disa prej zonave të thella malore kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.
Njoftim i detajuar për qarkun e Kukësit:
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 16.12.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në zonat e thella malore reshje të dobëta bore të shoqëruara me erë të fortë. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:
Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje -Doganë.
Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës, fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç Nj.Ad qendër Krumë, Nj.Ad Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has, fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh Nj.Ad Tropojë e vjetër, fshatrat Zogaj, Kepenek , Kam dhe Çorraj Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.