Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit dhe erërat e forta në formë stuhie kanë krijuar vortomete në disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit trashësia e borës arrin mbi një metër.
Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar.
Ndërkohë kreu i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi, është shprehur se në terren është nxjerrë grupi i emergjencave për të parë situatën.
Në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe e terreni tepër i vështirë.