Pas një performace me këngëtaren Fifi në spektaklin “Dancing With The Stars”, Romeo Veshaj ka ndarë me publikun disa detaje nga prapaskenat e propozimit të vëllait të tij, Donald Veshaj, për partneren e tij Bora Zemani.
Ajo çfarë nuk dihej është se ishte vëllai i tij, Romeo, i cili kishte blerë unazën e fejesës për të mos rënë në sy dhe për të ruajtur fshehtësinë e plans për propozimin.
Në një deklaratë për mediat, Romeo ka treguar me krenari rreth përgatitjeve dhe momenteve që çuan tek ky akt romantik.
“Do të doja të uroja kunatën time e së bashku me të tregoj si rrjedhën ngjarjet rreth unazës. Fakti është që unazën nuk e zgjodhi Donaldi, por përkundrazi, ia kam zgjedhur unë,” shprehet Romeo.
“Donaldi nuk mundej të shkonte në dyqanin e argjendarisë, sepse do të shkaktonte dyshime. Por unaza është e madhe, edhe e provova në gishtin tim. Kur Donaldi më kërkoi ndihmë, unë thjesht shkova dhe përshkrova Borën si vajza me sytë më të bukur në botë për të zgjedhur unazën e përsosur,” shtoi ai.