-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Dha dy kartonë të kuq! Në Berat e rrahin gjyqtarin në fushë

Kryesoret

Dhuna në futbollin shqiptar nuk ka të sosur. Edhe pse një ditë më parë Shënkolli u përjashtua nga kampionati për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, kjo gjë nuk e ka penguar Tomorin që të protestojë dhe të sulmojë gjyqtarin e duelit ndaj Vorës, thjesht për një karton të kuq të akorduar në minutën e 14-të. Nga pamjet nga ndeshja e zhvilluar në Berat duket qartë dhuna dhe presioni i ushtruar nga futbollistët e Tomorit ndaj gjyqtarit Sokol Bebja. Madje një person i futur nga pankina ka hyrë në fushë dhe e ka goditur gjyqtarin. Pamje të turpshme që nuk përligjin reagimin e beratasve, sido që të ketë qenë vendimi i gjyqtarit.

Në minutën e 14-të gjyqtari Bebja i ka nxjerrë kartonin e dytë të verdhë Beçkës dhe vendasit kanë mbetur të pakënaqur nga kartoni i kuq që nxori arbitri. Ky vendim solli tension në fushën e lojës, ku protestat ndaj gjyqtarit Sokol Bebja u intensifikuan duke e rritur tensionin në fushë, shkruan Panorama sport. Kjo ka bërë që gjyqtari të nxjerrë me karton të kuq edhe Sharavollin e Tomorit në minutën e 16-të duke e lënë skuadrën beratase me 9 lojtarë në fushë. Ndeshja u ndërpre për tre minuta dhe më pas vazhdoi normalisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit