3 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rrugova”.
Viktimat janë nga Gjakova.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të shtunën, ka bërë të ditur Policia. Sipas informative të deritashme, aksidenti ka ndodhur gjatë një gare me makina.
Gjithashtu bëhet me dije se lëndime kanë pësuar edhe 5 persona të tjerë.