3 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rrugova”.
IndeksOnline bën të ditur se viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të shtunën, ka bërë të ditur Policia. Sipas informative të deritashme, aksidenti ka ndodhur gjatë një gare me makina.
Gjithashtu bëhet me dije se lëndime kanë pësuar edhe 5 persona të tjerë.
Në foto është Lordi Syla njëri prej viktimave.