Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është shkrumbuar një mobilieri në Krutje të Lushnjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Në momentin e flakëve në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë.
Ardhja e zjarrfikëses bëri të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa mobilieria u dogj e gjitha së bashku me materialet që ishin brenda saj.
Prania e lëndeve drusore dhe kimike bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djegë gjithçka. Shkaku sipas policisë zjarrfikëse dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Nuk ka njerëz të lënduar dhe as objekte të tjera pranë mobilierisë të dëmtuara.