-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja i jep një tjetër goditje Hungarisë

Kryesoret

Shtetet anëtare të BE-së po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së të drejtës së votës Hungarisë në mënyrë që të përfundojnë një marrëveshje për ndarjen e fondeve për Ukrainën, shkruan Financial Times.

Shtetet anëtare të BE-së po shqyrtojnë mundësinë e heqjes së të drejtës së votës Hungarisë në mënyrë që të përfundojnë një marrëveshje për ndarjen e fondeve për Ukrainën, shkruan Financial Times.

Sipas zyrtarëve, BE-ja mund të zbatojë nenin 7 të Traktatit të Bashkimit Evropian të vitit 2007, i cili lejon privimin e një vendi nga e drejta e votës për shkak të shkeljes së legjislacionit evropian. Ky proces mund të bllokohet nga çdo anëtar tjetër i BE-së, por siç shkruan e përditshmja, pas zgjedhjeve të fundit në Poloni, “Hungaria nuk ka më një mbrojtës të garantuar” BE-në.

“Ndoshta Hungaria mund të krijojë më shumë telashe. Ndoshta Hungaria mund të na detyrojë të përdorim disa mjete të ndryshme. Por në fund Hungaria nuk mund të na ndalojë të japim para për Ukrainën,” tha një tjetër zyrtar i lartë i BE-së i pranishëm në samit.
Më 15 dhjetor, Orban tha se Budapesti nuk kishte ndërmend të mbështeste idenë e ndihmës financiare për Ukrainën nga buxheti i BE-së. Ai konfirmoi se në samitin e BE-së në Bruksel kishte bllokuar një amendament në buxhetin e BE-së që parashikonte ndarjen e 50 miliardë eurove për Ukrainën në vitet 2024-2027.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit