-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë! Burri ndërron jetë në autobusin urban në kryeqytet, detaje e para

Kryesoret

Një person ka ndërruar jetë në një autobus urban në Prishtinë, teksa Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur,” tha Ahmeti.

Bëhet e ditur se viktima mashkull, menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë, ka thënë Ahmeti./ Indeksonline

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit