Në orën 12:00 është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
Berisha nuk është i pranishëm. Ai deklaroi sot se refuzon që të poshtërohet. Në seancë Berisha përballë dy prokurorëve Enkelejda Milloni dhe Arben Kraja përfaqësohet nga avokatët Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.