-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“Mos e pranoni”! Alibeaj bashkon votat me PS-në, rrëzohet kërkesa e avokatit të Berishës

Kryesoret

Prej orës 12:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Të pranishëm janë kryetarja e Këshillit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët e PS-së, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Bledi Çuçi dhe Arben Pëllumbi nga PS-ja dhe nga opozita deputeti Enkelejd Alibeaj. Mundojnë deputetët e tjerë të PD-së që kanë mbështetur Sali Berishën në parlament, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi. Të pranishëm edhe prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para mbledhjes tha se nuk mund ta pranonte të ishte aty pasi poshtërohet Kuvendi.

Debati në Këshillin e Mandateve;
Genci Gjokutaj:
Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance. Dua të shpjegoj shkakun e kërkimit tim, sepse kjo çështje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Si mund të merrni vendimin pa dhënë ne shpjegim. Nuk mund të pezullojmë një seancë të pa mbështetur dhe pa dëgjuar prokurorët. Duhet të vazhdojmë me seancën sikur është parashtruar në rregullore.

Lindita Nikolla: Kjo kërkesë nuk mbështet në ligj. Vazhdojmë.

Enkelejd Alibeaj: Duke qenë se është kërkesë paraprake, e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal. Dhe unë do të kisha një pyetje për avokatin lidhur me kërkesë. Kuptoj që ju kërkoni që të pezullohet ose shtyhet kjo seancë meqë është paraqitur një kërkesë ne Kushtetuese. Kërkesa e paraqitur nga deputetët në Kushtetuese, sipas jush, ka për objekt të vetin, pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën e paraqitur nga SPAK apo i përket vendimeve të marra nga gjykata më parë.

Genci Gjokutaj: Komisioni duhet ta shtyjë, pezullojë derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Ju duhet të shpreheni me një vendim të anëtarëve, dhe jo nominalisht. Keni mirësini, tërhiquni merrni një vendim, me po ose me jo.

Lindita Nikolla: Patjetër do të ketë vendimmarrje.

Bledi Çuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Nuk ka asnjë kusht ligjor dhe për të mirën e procesit, nuk ka arsye ta pezullojmë procesin. Ju mund t’i kishit kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin.

Enkelejd Alibeaj: Kërkesa do të kishte bazë për ta pezulluar nëse do të kishte një kërkesë për pezullim ndaj Gjykatës Kushtetuese. Deri më sot nuk ka një vendim të gjykatës për ta pezulluar këtë procedurë për heqjen, dhënien, e autorizimit më saktë. Kërkesa të mos pranohet.

Kërkesa rrëzohet me gjashtë vota pro dhe asnjë kundër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit