Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj u shpreh se deputetët e PD-së që bojkotuan mbledhjen e këshillit të mandateve ku do të vendosej fati i Sali Berishës nuk shkuan pasi ndihen të intimiduar, pra kërcënuar.
“Kërkohen të intimidohen deputetë. Pse nuk kanë ardhur deputetët e tjerë? Me siguri ndihen të intimiduar, kur më herët të gjithë kanë premtuar, se “PO”, ne do u rrimë kërkesave të SPAK-ut dhe të hetohen nga prokuroria” tha ajo.