Politikani Shaip Kamberi ka marrë një rezultat pozitiv në zgjedhjet e mbajtura dje në Serbi.
Kamberi ka arritur të fitojë një mandat në Kuvendin serb.
Kjo fitore është përshëndetur nga sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili me anë të një postimi shpreh se kjo fitore është lajm i mirë për çdo shqiptar.
Postimi i plotë:
Një lajm shumë i mirë për çdo shqiptar fitorja nga Shaip Kamberi e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Krenar për këtë patriot frymëzues, përfaqësues dinjitoz dhe zë të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të dashur të Luginës së Preshevës.
Urime dhe suksese!