Pas më shumë se tre orë përballje me dy prokurorët e SPAK-ut dhe anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, avokatët e Sali Berishës janë larguar nga Kryesia e Kuvendit. Avokati Genci Gjokutaj kërkoi edhe njëherë që të pezullohet procesi dhe kërkesa e SPAK-ut pasi çështja e Sali Berishës ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.
“Ju e ndoqët, fati ishte që transmetimi ishte LIVE. I patë qëndrimet e anëtarëve të komisionit. Kjo seancë na shërbeu për të denoncuar veprimet e SPAK-ut që do të ndikojnë në një vendimmarrje. Duhet të hiqen edhe ato masa që janë marrë dhe jo të rëndohen. Çështja është në Kushtetuese që do të marrë një vendim” tha ai.