-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori italian: Kemi besim tek Kushtetuta shqiptare, marrëveshja do miratohet

Kryesoret

Italia ka besim në një vendim pozitiv të Gjykatës Kushtetuese shqiptare për marrëveshjen e migracionit ndërmjet Romës dhe Tiranës, kjo sipas ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili thotë se marrëveshja i respekton të gjitha rregullat.

Duke folur për mediat italiane Fabrizio Bucci u shpreh se se vendimi i gjykatës për të pezulluar ratifikimin e protokollit nga parlamenti është një “hap i domosdoshëm procedural”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ratifikimin e protokollit Rama-Meloni nga ana e parlamentit shqiptar ishte një hap i domosdoshëm procedural sepse u paraqiten dy ankesa të opozitës. Ata kanë deklaruar paraprakisht se këto kërkesa nuk janë të pa bazuara ndaj do të ekzaminojmë kushtetutshmërine e marrëveshjes përsa i përket legjislacionit shqiptar. Gjykata do të vendosë mbi themelin në 18 janar. Po presim natyrisht me besim sepse besojmë se protokolli është absolutisht në përputhje si me Kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe me të gjitha normat ndërkombëtare europiane” u shpreh ai.

 Gjykata Kushtetuese shqiptare e pezulloi ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes të nënshkruar me 6 nëntor nga Rama e Meloni. Kjo marrëveshje pritej të votohej e miratohej në seancën plenare të 14 dhjetorit, por tanimë Kuvendi duhet që të presë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese e cila nis shqyrtimin e çështjes më 18 janar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit