16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkotimi i zgjedhjeve, Shqiprim Arifi: Kurti përçau shqiptarët

Kryesoret

Në lidhje me rezultatin e dobët të zgjedhjeve të së dielës për shqiptarët e Luginë së Preshevës, ka folur dhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se dështimi erdhi si rezultat i përçarjes së shqiptarëve, çka solli bojkotimin më të madhe të ndodhur ndonjëherë të zgjedhjeve.

Për këtë ai hodhi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Fatkeqësisht zgjedhjet kanë përfunduar me një bojkot të paparë në 3 dekadat e fundit. Nga rreth 80 mijë votues përafërsisht kanë dalë vetëm 13-14 mijë votues. çka do të thotë se rreth 60 mijë i kanë bojkotuar këto zgjedhje. Kjo si rezultat e politikës përçarëse që kemi në Luginën e Preshevës, që janë bërë dy lista. Përçarja si rezultat i asaj që kryeministri Kurti ndërhyn pa ndërprerë dy vitet e fundit; se nuk është e para herë që jemi duke u përçarë por edhe vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare u duk qartë. Ndërhyn Kurti në mënyrë të pandërprerë në Luginën e Preshevës, jo vetëm ndërhyrje politike por edhe me financat.”

Shqiprim Arifi thotë gjithashtu se Kurti ka tentuar të përçajë shqiptarët edhe në Tiranë e Shkup.

 “Kjo nuk po ndodh vetëm në Luginën e Preshevës. Kjo po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut, ku ka tentuar ta bëjë të njëjtën edhe në Shqipëri. Kurti është fajtori kryesor për dështimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që kanë bojkotuar edhe zgjedhjet. Por ka edhe bashkëfajtor që është Kamberi, edhe Sinani, edhe të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit