Media greke “Protothema” ka shkruar një artikull për tensionet e fundit mes marrëdhënieve Shqipëri-Greqi dhe çështjen “Beleri”.
Protothema shkruan se pavarësisht se sa kryeministri Rama po përpiqet të shfaqet mirë para evropianëve, Greqia nuk do të tërhiqet edhe pas presionit nga BE.
“Të inkurajuar nga mbështetja e ofruar për Shqipërinë nga vendet kryesore evropiane, në radhë të parë Gjermania, për arsye që lidhen me perceptimin e tyre strategjik për zgjerimin e BE-së. për të maskuar “vrimat e zeza” të Ballkanit Perëndimor, Rama zgjedh një konflikt kokë më kokë me Greqinë. Duke shpresuar se presionet e ushtruara do të zbusin reagimin e Greqisë dhe se zgjatja e paraburgimit të Fredi Beleri dhe rrjedhimisht çështja në pritje për Bashkinë e Himarës do të krijojë lodhje dhe për evropianët dhe për Athinën.
Qeveria greke dhe vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis megjithatë dërguan mesazhin në çdo mënyrë se qëndrimi grek do të mbetet i vendosur dhe nuk do të ketë hapa të mëtejshëm në kursin europian të vendit për sa kohë që rezultati i zgjedhjeve në Himarë nuk njihet, si dhe nuk jepet leja për të betimin e Belerit, si kryebashkiak i ri, dhe që sigurisht nuk garantohet një gjykim i drejtë”, thuhet në artikull