Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Luiz Ejlli ka publikuar në Instagramin e tij ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në video ai dëgjohet teksa thotë: “Si thoni, të futem edhe një herë brenda, po s’duan të më lënë të futem. Unë e provova.”
Siç përflitet prej kohësh Luizi mund të ketë një pozicion në këtë sezon të Big Brother Vip.
Disa ditë më parë, këngëtari u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka për rolin që ai mund të ketë. Luizi u shpreh saktësisht: Prisni pra, sa të fillojë! A rri unë pa bërë gjë!? Është thënë që syri në logo është ai i Luizit dhe se ai mund të jetë edhe vëllai i madh.