-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon seanca, debate mbi provat e SPAK, Beleri i quan të pavlefshme

Kryesoret

Në seancën e mbajtur për Alfred Belerin në Gjykatën e Posaçme u debatuan provat e paraqitura nga SPAK, të cilat tregonin sesi tregtohej shkëmbimi i votës së qytetarëve të Himarës në këmbim të letrave greke.

Beleri përmes avokatëve të tij i konsideroj provat e paraqitura si të pavlefshme gjithashtu dhe regjistrimet e hetimit nga Prokuroria e Vlorës.

Në seancë u tha se telefoni celular i Fredi Belerit nuk ishte këqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij.

Prokurorët thanë se nga kontrolli i telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, SPAK kishte konfirmuar komunikimin mes tyre.

Avokatët e Belerit thanë se: “Prokurorët kanë qenë seleksionues, pasi kanë zbardhur vetëm kontaktet e Arsen Ramës me Fredi Belerin dhe asnjë kontakt tjetër të ditës”.

Beleri kundërshtoi zbardhjen e bisedave. “Mesa duket prokuroria nuk ka besim tek veshët tuaj, i tha Beleri gjykatës, ndaj i ka zbardhur vetë”, ndërkohë që vetë gjykata saktësoi se zbardhjen e procesverbaleve gjyqësore e bën vetë gjykata.

 

SPAK i tregon provat Belerit, premtonin letra greke në këmbim të votës

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit