-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e Andrea Kalemit, mediat greke: Autorin e paguan, kërkonin një mafioz të vdekur

Kryesoret

Mediat greke  shkruajnë se janë zbuluar detaje të reja nga sulmi me thikë i ndodhur pak ditë më parë në burgun e Koridhalos në Greqi, ku i plagosur mbeti shqiptari Andrea Kalemi.

Sipas tyre, autori i plagosjes, 28-vjeçari egjiptian ishte paguar për vrasjen e Kalemit dhe ai e ka goditur me një bisturi me qëllim prerjen e arteries karotide.

Ngjarja ka ndodhur midis datave 14 dhe 15 dhjetor. Kalemi ishte i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe sipas mediave greke, dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit.

Biznesmeni nga Memaliaj i shpëtoi një atentati në 9 gusht të këtij viti në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen. Autori, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mbërriti në ishull me jet-ski, hapi zjarr ndaj Kalemit duke e lënë të plagosur rëndë.

Policia greke e arrestoi Kalemin pasi zbuloi se ai kërkohej nga policia për një cështje të vjetër dhe e transferoi atë në burgun e Koridhalos pas kaloi rrezikun për jetën.

Ai është kushëri i parë i Aleksandër Sadikajt, i ekzekutuar në një atentat me eksploziv në Sauk të Tiranës në qershor 2022. Dyshohet se Sadikaj është vrarë nga njerëzit e Papës për një aferë të prishur droge. Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës, ka lënë disa të vrarë e të plagosur por duket se ende s’ka mbaruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit