-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po iki të marr kafe”! Drejtori i burgut të Peqinit: Sokoli i vuri pistoletën në qafë policit

Kryesoret

Kamber Hoxha drejtor i burgut të Peqinit, që është arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në burg ka folur para autoriteteve. Kamber Hoxha thotë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e takimeve me të afërmit ku Sokol Mjacaj ka plagosur dy persona, ku menjëherë janë nisur në spital.

“Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes.

Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajrimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit.

Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda” tha Hoxha.

“200 mijë Euro për kokën tënde”! Hapet dosja, kush e pagoi Mjacajn për vrasjen?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit