-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do ngremë padi ndaj SPAK për amnistitë ndaj Veliajt dhe Beqajt

Kryesoret

Në një konferencë për shtyp, mesditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do ngurrojnë të ngrenë në një seri padish penale ndaj SPAK-ut, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur, sips tij.

Në 110 faqe, prokurorët e Skapit pas hetimeve të tyre të djegësit të Tiranës, lëshuan 15 urdhra arresti, por nuk përmendën njëherë të vetme emrin e kryesorit në këtë aferë, Erion Veliajt.

Ata de facto amnistuan njeriun përgjegjës më kryesor së bashku me Edi Ramën për zhdukjen e 130 milionë eurove të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare për vjedhjen e tyre.

Në këtë kontekst, PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit.

Arriti deri aty sa të lëshojë 15 urdhra arresti dhe të mos flasë për organizatë kriminale pasi kreu i saj i dilte Edi Rama dhe ndër të, Erion Veliaj.

Prandaj dhe ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë.

Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet.

Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik.

Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror.

Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj.

Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur,” tha Berisha ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit