Gjatë seancës gjyqësore ndaj Fredi Belerit, personi i zjgedhur si kryebashkiak i Himarës, por i akuzuar për blerje votash, SPAK ka publikuar prova shkresore.
Nga ekspertimi i telefonit të bashkë të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi, është zbuluar një grup në aplikacionin WhatsApp i quajtur “Himara ime je ti”.
Bazuar në informacionin e Prokurorisë, në këtë grup ka biseda rreth ndihmës që do t’i ofrohej qytetarëve të Himarës, përfshirë këtu dhënja e “dokumentave greke” në këmbim të votës.
Madje në një bisede, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti!
Nga ana tjetër bëhet me dija se Fredi Beleri nuk ka pranuar që të dorëzojë kodin e telefonit.
Kjo është bërë e ditur nga prokuroria në seancën e sotme.