Paga e një mjeku specialist në Kosovë kap shifrën e 2000 euro por edhe pse pagat janë rritur për bluzat e bardha kjo nuk e ka ndaluar emigrimin e tyre.
Vetëm në 2023 janë larguar nga Kosova 155 mjekë por nuk mbetet me kaq pasi me liberalizimin e vizave pritet që numri të jetë edhe më i lartë.
Në Odën e Mjekëve është treguar se këtë vit është ulur fluksi i të larguarve është ulur por pritet që situatat të përkeqësohet.
“Deri më tani ka qenë paga, nëse jo arsyeja e parë, e dyta. Tani, pagat janë në vendin e tretë, por arsyeja kryesore ende qëndron papunësia, sepse shumica janë mjekë të rinj dhe të papunë. Ne kemi mbi 550 mjekë – nuk e kam shifrën e saktë tani – që janë të papunë dhe këta janë, ata që janë duke kërkuar punë dhe janë shumica e tyre që janë duke u larguar. Kjo është. Dhe arsyeja e dytë, kushtet e punës dhe kushtet kualitative të specializimeve sepse janë të gjithë ata që presin, e pastaj vjen paga”
Vetëm për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë.