-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën, i hapet rruga arrestimit

Kryesoret

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj njoftoi se trupa e gjyqtarëve ka vendosur rrëzimin e kërkesës së grupit të deputetëve të PD-së për Sali Berishën. 30 deputetë të PD-së kërkuan pezullimin e kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës.

Deputetët e PD-së pretenduan se masa e parë detyrim paraqitje për Berishën është anti-kushtetuese me argumentin se nuk u mor autorizim në parlament dhe mbi këtë u rëndua masa në arrest.

Sipas gjykatës, vetë Sali Berisha mund t’i drejtohet kësaj gjykate kur të ketë kaluar të gjitha shkallët e tjera.

E thënë më thjeshtë, gjykata më e lartë në vend nuk e ka njohur si palë grupin e deputetëve duke mos i legjitimuar në këtë proces dhe se duhet të jetë vetë individi, Sali Berisha që mund t’i drejtohet Kushtetueses.

Në këtë rast sipas Gjykatës Kushtetuese nuk legjitimohen deputetët t’i drejtohen për një çështje të tillë, në emër të një individi kësaj gjykate.

Kjo do të thotë se nuk ka asnjë pengesë që parlamenti nesër të pranojë kërkesën me raportin e Këshillit të Mandateve për të miratuar autorizimin e SPAK-ut që i hap rrugën arrestimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit