Akademia e Shkencave do të marrë masa dhe do të shikojë me detaje të gjithë punonjësit shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Një vendim i firmosur në datën 19 dhjetor nga Skënder Gjinushi do të vendosë se cilët punonjës do të qëndrojnë në kuadër të shkrirjes së miratuar në VKM.
Komisioni i parë, i përbërë nga Adem Bunguri, Aleksandër Dhima, Marenglen Verli dhe Paskal Milo do të vendosë për punonjësit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë dhe Historisë.
Vendimi i Gjinushit lë shumë pika të paqarta së pari ku bazohet pasi nuk ka një VKM që sqaron ristrukturimin e instituteve albanologjike në njësi, dhe së dyti, se cili është fati i punonjësve shkencorë pas vlerësimeve e komisioneve.