Policia ka kapur në flagrancë 2 vëllezër në Fier të cilët po bashkëpunonin për të vjedhur një biznes.
Të arrestuarit janë Arteus Muhaj 28 vjeç dhe Besnik Muhaj 25 vjeç. Ata janë arrestuar në lagjen “Apollonia” në Fier.
Policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.