Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se NATO nuk provokon luftë, por punon për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur paqen. Ai theksoi se në Ballkanin Perëndimor tensionet janë duke u rritur.
“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”.
Ai tha se KFOR në Kosovë është kyç për paqen jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.
“Dhe vetëm muajin e fundit unë takova trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor” tha ai.