Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dale këtë të enjte nga selia e PD-së pasi qëndroi aty për gati 3 orë, që pas mbylljes së seancës plenare për vendimin e heqjes së imunitetit të tij.
Berisha sqaroi gazetarët duke qeshur se do të konsultohet me “avoketërit” për sa i përket masës së arrestit të shtëpisë nëse do të jepet nga Gjykata në banesë apo në Selinë e PD-së.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës.
Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha.