-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës për Belerin? Suli te “5Pyetjet.al”: Këtyre s’ua bën “syri tërr”

Kryesoret

Kryeministri Rama deklaroi sot se ka gjetur zgjidhjen për situatën e krijuar me çështjen “Beleri”, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës së Posaçme. Sipas Ramës, dalja nga ky ngërç bëhet përmes ndërprerjes së qëndrimit të detyrë të kandidatit humbës.

Kjo mund të arrihet përmes dorëheqjes së kryetarit ende në detyrë, Jorgo Goro. Por çfarë do të thotë kjo dhe cili është reagimi i palës tjetër, të Fredi Belerit? “5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me Marin Sulin, sekretar i përgjithshëm i OMONIA-s. Ai u shpreh se Beleri është artifica dhe se zgjidhja e vetme është lejimi i betimit të Belerit.

Zoti Rama ka një vendim të zbardhur të gjykatës pa e marrë i interesuari, zoti Beleri, prokuroria dhe drejtoria e burgjeve, që konfirmon atë që kemi thënë që kjo është drejtësi me regji dhe politike. Këtë Rama duhet ta bënte 7 muaj më parë. Pasi Goro ka 7 muaj që ka humbur zgjedhjet. Ky është hap i vonuar. Ka qëllim për më pas.

Qëllimi i parë është presioni i vazhdueshëm që po i bëhet Gjykatës Kushtetuese. Po afrohet vlerësimi i masës së arrestit në Kushtetuese. Kjo duartrokitje e vendimit të gjykatës është në vazhdën e veprimeve si e si të mbajë Fredi Belerin lart betimit. Tërheqja e Goros është artificë” tha ai.

Drejt burgut po shkon edhe Sali Berisha. “Tani duhet të ruhemi të mos na bjerë radha ne. Këtu nuk ka drejtësi. Shkojmë në seancat e Belerit nuk na shikojnë më gjyqtarët në sy janë të trembur, prokurori nuk guxon të thotë një llaf, nuk u bën syri tërr që gënjejnë, kamikazë, si e si mos i prishin humorin liderit” tha Suli për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit