-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga masakra në Pragë/Autori kreu dy vrasje disa dit më parë

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Vit Rakusan, konfirmoi se autoritetet kanë bërë lidhjen me masakrën e ditës së sotme të ndodhur në Pragë me vrasjen e dy personave disa ditë më parë, ku tha se autori ishte i njëjti person.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për dy persona të vrarë javën e kaluar në pyllin Klanovicky pranë Pragës, ndërsa zbuluan se besojnë se autori i zgjodhi viktimat e tij rastësisht.

Zyrtarët konfirmuan gjithashtu se 14 persona u qëlluan për vdekje në Pragë sot dhe 25 u plagosën, ku 10 prej tyre janë të plagosur rëndë.

Rakusan zbuloi po ashtu se një numër i madh armësh janë gjetur në ndërtesën e universitetit, ndërsa shtoi se bilanci i sotëm mund të kishte qenë disa herë më i rëndë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit