Dj Pm ka qenë i ftuar në një intervistë ku ka folur për ankthin dhe të ardhmen e lidhjes me Sarën.
Ai rrëfeu për herë të parë se pas Big Brother VIP ka luftuar me ankthin dhe ka shkuar në psikologe.
“Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në “BBV”, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrimë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier. Faleminderit shumë formatit “BBV”, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë.”– tha PM, duke pranuar kështu se tashmë gjërat do bëhen më serioze, por sërish duke mos e konfirmuar kush është hapi i radhës.