Mbrëmjen e shkuar është mbajtur nata e dytë e Fest 62, në të cilën performuan plot 15 artistë dhe grupe muzikore.
Veç kësaj, pati edhe plot surpriza, ku skena nuk ishte vetëm për 15 artistët, pasi të ftuar specialë për të kënduar ishin dhe: Aleksandër Gjoka e Bojken Lako.
Gjithashtu, edhe anëtarja e jurisë, Anila Aliu interpretoi në piano, ndërsa moderatori Kledi Kadiu zhvilloi ndërkohë edhe një intervistë me të.
Një tjetër e ftuar spciale në këtë mbrëmje ishte Rachelle Andrioti, e cila këndoi një këngë shumë të njohur në një version shumë interesant: “Bien fyelli dhe çiftelia”.
Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit.
Edhe këtë vit do të jetë publiku, ai i cili do të vendosë se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Më poshtë këngët konkurruese në natën e dytë:
Big Basta & Vesa Luma – Mbinatyrale
Elsa Lila – Mars
Jasmina Hako – Ti
Michela Paluca – Për veten
Anduel Kovaçi – Nan’
Kleansa Susaj – Pikturë
Eden Baja – Ajër
Erina & The Elementals – Jetën n’skaj
Irma Lepuri – Më Prit
Arsi Bako – Zgjohu
Tiri Gjoci – Në ëndërr
Besa Krasniqi – Esenciale
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Martina Serreqi – Vetëm ty.
Nis nata e parë e Festivalit të Këngës, Kledi Kadiu shfaqet shumë i emocionuar