Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:15 në aksin rrugorë “Korçë-Pogradec” pranë fshatit Symiz, Maliq.
Mësohet se personi me inicialet V.M., ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe si pasojë ka përfunduar jashtë rruge, duke u plagosur drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.