-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rreth qafës”! Del raporti: Si vdiq i riu shqiptar në Angli

Kryesoret

Autoritetet britanike kanë zbardhur detaje të reja nga vdekja e të riut shqiptar Leonard Farruku pak ditë më parë në “anijen hotel” ku janë futur azilkërkuesit në Portland Port.

Mjekja ligjor Rachael Griffin tha se nuk mendohet se ka pasur ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së 27-vjeçarit. Ai foli për vetëvrasje.

“Në kohën e vdekjes së tij, zoti Farruku banonte në Bibby Stockholm në Portland Port në Dorset. Ai ishte një zotëri beqar dhe ishte i papunë në kohën e vdekjes së tij.

Ai vdiq më 12 dhjetor 2023 në Bibby Stockholm. Policia dhe stafi mjekësor ishin thirrur për të raportuar për një mashkull që nuk reagonte. Zotëria u konfirmua i vdekur në vendngjarje”.

Trupi i Farrukut u identifikua zyrtarisht nga kushëriri i tij Maranglen Farruku në morgun e Holly Tree Lodge në Bournemouth.

Ekzaminimi pas vdekjes u krye nga Dr. Russell Delaney, i cili dha si shkak vdekjeje si “forcën e ushtruar në qafë”. “Nuk ka asnjë provë për përfshirje të palëve të treta ose rrethana të dyshimta që lidhen me vdekjen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit