Mes tymueseve blu dhe kaosit, Parlamenti votoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Ish-kryeministri ishte i pranishëm në seancë së bashku me grupin e deputetëve të grupit por nuk e votoi. Lideri historik i së djathtës nuk pranoi që të merrte fjalën për t’u shprehur për herë të fundit përpara se deputetët të votonin kërkesën e SPAK-ut. Brenda disa sekondave kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e hodhi në votim.
75 deputetë të PS-së me Edi Ramën në krye ngritën kartonët jeshilë për t’i hapur rrugën SPAK-ut që të kërkojë masat arrest shtëpie ose me burg për ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë. Tashmë kërkesa i dorëzohet SPAK-ut që do i drejtohet gjykatës së Posaçme për masë sigurie. E ndërsa brenda kishte kaos dhe tym, jashtë u zhvillua një protestë në mbështetje të Sali Berishës.