12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejt arrestit, a do të tërhiqet? Berisha: Kurrë! Do marrim fitore të shkëlqyer

Kryesoret

SPAK ka dorëzuar këtë të premte kërkesën në GJKKO për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Kjo lëvizje vjen pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi që votoi ditën e djeshme (21 janar) me 75 vota pro. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje duke shkelmuar me të dy këmbët kushtetutën. Me këtë akt, në 32 vite pluralizëm, çdo masë shtrënguese cilado të ketë qenë ajo për deputetët është vendosur pasi është marrë vendimi i Kuvendit. Dhe nuk ka një njeri tjetër ndryshe. E them këtë për të treguar se pse unë nuk pranova dhe nuk pranoj shkeljen e kushtetutës. Së dyti, marrim momentin në vazhdim” tha ai.

Gazetarët e pyetën nëse do të tërhiqet për të hapur rrugën për një figurë të re për zgjedhjet e 2025, por Berisha ishte i prerë. “Asnjë skenar, cfarëdo lloj skenari që mund të marrë Rama nuk më devijon mua qoftë edhe një milimetër nga vendosmëria për ta kryer atë nga pushteti, për të firmosur fundin e pushtetit të tij kriminal. Ai po vjedh dhe punët i ka të vështira. Jo të tërhiqem! Por, përkundrazi, do të përkushtohem për një fitore të shkëlqyer të opozitës” tha ai.

SPAK i kërkon gjykatës ‘’arrest shtëpie’’ për Berishën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit